Punimet në Urën e Ibrit vazhdojnë edhe sot, në kuadër të përgatitjeve dhe synimeve të Qeverisë së Kosovës për hapjen e saj. Megjithatë, aleatët kanë dhënë vërejtje serioze dhe kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj ndryshimit të statutit aktual të Urës së Ibrit.
Sot, punëtorët kanë qenë të angazhuar në pjesën e sipërme të urës, duke kryer riparime në zonat ku ka pasur çarje betoni ose ku betoni ka rënë me kalimin e viteve. Përveç kësaj, ata kanë vazhduar me lyerjen e pjesëve të urës. Një raport mbi kapacitetin mbajtës të urës pritet të publikohet pas testimit me katër kamionë të ngarkuar rëndë.
Sipas KoSSev, punimet e sotme po monitorohen edhe nga karabinierët.
Gordon i hap derën Bayern Munichut
Këto lagje në Prishtinë do të mbesin për 7 orë pa ujë të pre...
Plani i Rritjes, Kurti: Nisin 61.8 milionë euro nga BE për K...
Publikohet formacioni i javës në Ligën e Kampionëve, shtatë ...
Deputetja e PDK-së thotë se u kërcënua nga një qytetar, e de...
Konjufca: Lajçaku na e vendosi në shpinë kushtin e Asociacio...