Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se janë duke vazhduar punimet për rregullimit e pjesës infrastrukturore në shumë pjesë të qytteit për t’ju mundësuar qytetarëve qasje më të lehtë në çdo objekt.
Me anë të një postimi në Facebook, Rama u shpreh se këto ndërhyrje po bëhen pas nënshkrimit të marrëveshjes me Ambasadoren e Vullnetit të Mirë, zonjën Elvana Shala, shkruan Arbresh.info.
“Po vazhdojmë punimet në rregullimin e pjesës infrastrukturore në shumë pjesë të Kryeqytetit Prishtina për t’ju mundësuar qytetarëve tanë qasje më të lehtë në çdo objekt. Këto ndërhyrje infrastrukturore po bëhen pas nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit me Ambasadoren e Vullnetit të Mirë, zonjën Elvana Shala”, tha ai.
Ndër të tjera, i pari i Prishtinës ka falënderuar edhe ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier për mbështetjen dhe promovimin e kësaj fushate, Organizates Help për financim dhe Ndërmarrjes Publike Banesore për punimet./Arbresh.info/
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...