Po vazhdojnë pritjet e gjata të mërgimtarëve në pikat kufitare në dalje nga vendi.
Vetëm në pikën kufitare në Jarinjë, mërgimtarët po presin nga 1 orë e 30 minuta deri në 2 orë për të dal nga Kosova, shkruan Arbresh.info
Në Merdarë, qytetarët po presin deri në 1 orë e 10 minuta ndërsa te Dheu i Bardhë pritjet po zgjasin deri në 40 minuta në dalje nga vendi.
Kurse për të hyrë në Kosovë, pritje të gjata ka vetëm në pikën kufitare në Jarinje ku mërgimtarët po presin deri në 1 orë e 30 minuta.
Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka bërë përditësimin e fundit të të dhënave në orën 18:21./Arbresh.info

Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron