Për shkak të fluksit të madh për festat e fund vitit, në pikë kalimet kufitare në mes Kosovës dhe Serbisë, vërehen kolona të gjata të automjeteve.
Bashkatdhetarët po detyrohen të presin me orë të tëra për të kaluar kufirin në pikë kalimin kufitar në Merdare.
I kontaktuar nga Indeksonline zëdhënësi për informim në policinë e Kosovës, Baki Kelani ka thënë se për shkak të frekuentimit të madh të automjeteve dhe procedurave të kontrollit në kufi është arsyeja e vetme e krijimit të kolonave.
Ndërkaq duke u bazuar në të dhënat e fundit të publikuara nga Ministria e Punëve të Brendshme deri në orën 15:15 në pikë kalimin kufitar në Merdarë kolonat në hyrje janë të gjata nga 5-6 kilometra.
Arrestohen dy persona në Pejë për ndërhyrje në proces zgjedh...
Rrezikoi pushuesit në Borsh, policia bllokon mjetin lundrues...
Problemi me fshirjen e ngjyrës në gisht, kryetari i KQZ-së: ...
Ambasadori gjerman për zgjedhjet: Po e vëzhgojmë procesin me...
Aksident i rëndë në Kroaci: 4 të vdekur, 1 i lënduar
FFK ngushëllon familjen e Fatjon Bunjakut: Humbje e madhe pë...