Pas konfliktit verbal në mes kryetarit të Këshillit Kombëtar të Nisma-s, Jakup Krasniqi dhe deputetit Milaim Zeka, ky i fundit është përfshirë edhe një konflikt tjetër verbal me shefin e Grupit Parlamentar të këtij subjekti, Bilall Sherifi.
Në një prononcim për Telegrafin, deputeti Zeka akuzoi Bilall Sherifin së bashku me Jakup Krasniqin për punësime familjare.
“Konfrontimet e mia me Jakup Krasniqin dhe Bilall Sherifin janë parimore, janë shkaku i mosrespektimit të mënyrës se si duhet punësuar njerëzit. Bilall Sherifi nuk e di kënd ka punësuar, por ka intervenuar me u punësua të afërmit e tij. Personi në MTI të cilin e largoi Apostolova ka qenë e punësuar nga Bilall Sherifi”, deklaroi deputeti Zeka.
Madje deputeti Zeka akuzoi Bilall Sherifin dhe Jakup Krasniqin për sulme ndaj ministrit të Arsimit, Shyqyri Bytyqi.
Shefi i Grupit Parlamentar të Nisma-s, Bilall Sherifi në një prononcim për Telegrafin iu është përgjigjur akuzave të bashkëpartiakut të tij, Milaim Zeka.
“Pas lëvdatave që para disa ditësh Milaimi i morri nga ish-kundërshtari i tij presidenti Hashim Thaçi, tani ka mbet që vetëm edhe papa Françesku të fillojë procesin për shenjtërimin e tij”, ka deklaruar Sherifi.
Kujtojmë se i gjithë “sherri” nisi me një deklaratë të Jakup Krasniqit i cili kritikoi gjuhën e deputetit Zeka duke thënë që është penduar për futjen e tij në listën e deputetit. /Telegrafi/
Ministria e Mbrojtjes mohon testimin e dronit “Skifter 1” në...
“Po i mbush 19 vjeç, aq sa ishte motra ime kur vdiq ...
Rubio: SHBA dëshiron ndryshim regjimi në Kubë
Elijona shkëlqen sonte në ditëlindjen e saj, Benita i bën nj...
Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni së ngrëni tre orë para...
Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shq...