E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë dhe ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Vasfije Krasniqi-Goodman, ka bërë të ditur se së fundmi është diagnostikuar me tumor në një pjesë të zorrëve.
Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi-Goodman ka treguar se i është nënshtruar një operacioni të hënën për heqjen e tumorit dhe se qëndrimi në spital ka qenë më i vështirë dhe më i gjatë sesa ishte parashikuar.
Megjithatë, ajo ka bërë të ditur se tashmë ndodhet në shtëpi dhe po shërohet.
“Kohët e fundit, unë u diagnostikova me një tumor në një pjesë të zorrëve dhe iu nënshtrova një operacioni të hënën për të hequr atë pjesë të zorrëve. Qëndrimi në spital ishte i vështirë dhe më i gjatë se sa pritej, por jam e lehtësuar që po shërohem në shtëpi tani. Fatmirësisht, raporti i patologjisë konfirmoi se tumori ishte beninj dhe unë pres një shërim të mirë. Dua t’i falënderoj të gjithë për mbështetjen e tyre – mesazhet, telefonatat dhe vizitat e tua të mira kishin shumë vlerë për mua gjatë kësaj kohe”, ka shkruar Krasniqi/Arbresh.info
Kurti vizitoi punimet për ndërtimin e fabrikës së municionev...
Modena ngrihet në këmbë pas sulmit brutal me makinë/ U plago...
Protesta e studentëve në RMV, ambasadori Meidani mesazh me v...
Hapet unaza e brendshme e Prishtinës, premtohet lehtësim i t...
Humbet Mallorca e Muriqit, rrezikon rënien nga La Liga
Haradinaj përkrah protestën e studentëve në Shkup: Shqipja ë...