Lagja Shipol i Mitrovicës sot ishte qetësi. Banorët e kësaj lagjeje të Mitrovicës, përcollën për në banesën e fundit djaloshin që një ditë më parë humbi jetën aksidentalisht.
I ndjeri Gëzim Arifi, 19 vjeç, vdiq derisa ishte duke punuar në ndërtimtari në Zhabar, pas rrëzimit të një muri.
Edhe fshati Lubovec i Skenderajt sot faktikisht kishte ditë zie. Familja Arifi kishte vendosur që në vendlindje ta varroste fëmijën e vetëm, pasi që i ndjeri nuk kishte motër e as vëlla, raporton Veriu.info
Në ora 15:30 hapësira përreth varrezave të Lubovecit ishte mbushur nga numri i madh i njerëzve, të cilët me pikëllim varrosën 19 vjeçarin, Gzim Arifi.
Hoffenheimi u jep zemër treshes dardane pas humbjes me Turqi...
“Kosova na vuri shumë në vështirësi, fat i keq që vetëm një ...
Agim Ademi: Gjithmonë krenarë me gladiatorët tanë dardanë, d...
Italia mbetet jashtë Botërorit për të tretën herë radhazi, B...
Muriqi: Nuk më vijnë fjalët, po më dhimbset i gjithë ekipi d...
Abdixhiku pas ndeshjes: Krenar me djemtë tanë, do t’ia dalim...