Familjari i gruas së vrarë dje në Vushtrri është deklaruar edhe sot për media, duke thënë se gjendja e familjarëve të së ndjerës nuk është e mirë.
Para gazetarëve, ai ka shtuar se janë duke pritur raportin e obduksionit për të vazhduar më pas me procedurat e varrimit.
‘‘Ne si familje jemi duke pritur raportin e obduksionit dhe pastaj për të vazhduar me procedurat e varrimit. Nuk kemi çka me shtuar sepse ajo çka e kam thënë dje ajo qëndron dhe faleminderit për angazhimin. Është gjendja emocionuese, nuk janë mirë’’, ka thënë ai, shkruan gazeta express.
I pyetur se a kanë pasur kontakt me Mjekësinë Ligjore , ai ka thënë se janë në pritje.
‘‘Jemi duke prit. Na kanë thanë që nga ora e 13 përfundon, ata janë duke e kryer punën e vet ne duhet të presim’’, ka shtuar ai.
Po ashtu, familjari i të ndjerës është deklaruar edhe për raportin mes dorasit dhe viktimës duke thënë se raporti i tyre ka qenë raport punëdhënës-punëmarrës.
‘‘Raport punëdhënës punëmarrës, raporte të mira kanë pas, nuk kanë pas ndonjë problem’’, ka thënë ai.
Pos kësaj, ai ka deklaruar edhe se ata s’kanë biseduar ende me familjen e dorasit.
‘‘Jo jo s’kemi fol’’, ka shtuar shkurt ai.
LEXO EDHE:
18 raste me fruth në Shqipëri, përgjatë vitit 2025
Tifogrupi “Shvercerat” lëshon ultimatum për pronarin e Shkup...
Rama dhe Pajaziti diskutojnë bashkëpunimin mes Prishtinës dh...
Trump: Do diskutoj me Netanyahun për vendosje të trupave tur...
Italia konfirmon ndihmën ushtarake për Kievin edhe në 2026
Përpjekjet e Izraelit për të destabilizuar rajonin po rriten...