Dogana e Kosovës njofton se në Pikën e Kalimit Kufitar Vërmicë, është ndaluar për kontroll një automjet me targa të huaja në të cilën ka hasur në mallra të padeklaruara.
Gjatë procedurës së rregullt, drejtuesi i automjetit është pyetur nga zyrtarët doganorë nëse kishte mallra për të deklaruar, me ç’rast ai ka deklaruar se nuk posedon asgjë për deklarim. Bazuar në analizën e riskut dhe në bashkëpunim me zyrtarët policorë, automjeti është dërguar për kontroll në vijën e dytë.
“Gjatë kontrollit të detajuar është konstatuar se në automjet ndodheshin mallra të padeklaruara, me një vlerë të përafërt rreth 1,500 euro. Personi përgjegjës, shtetas i huaj, është proceduar në përputhje me legjislacionin në fuqi, ndërsa ndaj rastit janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore. Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe në luftimin e dukurive të kundërligjshme, duke siguruar trajtim të barabartë për të gjithë dhe mbrojtje të ekonomisë së vendit”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
SHBA-të kanë vendosur sanksione ndaj Iranit për gati 50 vjet
Ushtarë amerikanë të KFOR-it takojnë përfaqësues të KOK-ut, ...
Holanda publikon listën për Kupën e Botës
Abdixhiku vlerëson rolin e BIK-ut gjatë vizitës te Myftiu Të...
Milan afër ta emëroj trajnerin e ri, Ibrahimovic është takua...
46-vjeçari nga Kosova arrestohet në Ulqin, dyshohet se vrau ...