Nenad Rashiq nga Partia serbe Za Slobodu Pravdu i Ostanak (SPO) ka deklaruar se nuk e përjashton mundësinë e kandidimit sërish për postin e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës, duke thënë se vendimi i tij do të varet nga interpretimi i Gjykatës Kushtetuese.
Në një deklaratë për RTV21, Rashiq tha se qëndrimi i tij ndaj një kandidature të mundshme do të përcaktohet nga ajo se si Gjykata Kushtetuese do të interpretojë të drejtën e kandidimit për këtë pozitë.
“Nëse Gjykata Kushtetuese ma mundëson që kam të drejtë të kandidojë, unë besoj që do të jem kandidati. Por nëse Gjykata Kushtetuese thotë ekskluzivisht vetëm partia më e madhe serbe mund ta kandidojë një kandidat atëherë unë besoj që në atë rast do të tërhiqem prej garës, e pranoj vendimin e Gjykatës,” tha Rashiq.
Ai kritikoi Listën Serbe, duke thënë se ajo nuk përfaqëson në mënyrë adekuate serbët e Kosovës. Sipas Rashiqit, Lista Serbe merr shumicën e votave përmes metodave që ai i konsideron si brutale.
Rashiq theksoi se ai vetë është i fokusuar në të ardhmen e komunitetit serb në Kosovë, duke lënë të nënkuptohet se ofron një alternativë ndaj Listës Serbe.
Plagoset me armë zjarri një person në Prishtinë, policia jep...
Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshoh...
Arrestohen dy persona për përplasjen në Skenderaj
Policia në kërkim të personit që mbante ujk të egër në Shkup...
Lojtari që nuk dëshiron të nënshkruajë për Real Madridin nës...
“Qeveria tentoi të vendosë pengesa për Bordin e Paqes, Osman...