Vajza e vogël e familjes Memaj nga Deçani, që u aksidentua në Gjermani, është gjallë.
Anëtarë të familjes Memaj kanë thënë se vajza e vogël për të cilën u raportua se ka vdekur është gjallë.
Gjendja e saj, sipas familjarëve, është e rëndë.
“Lajmi nuk është i vërtetë, vajza është gjallë, rëndë por po merr frymë”, kanë thënë ata për Express.
Aksidenti tragjik, i cili ndodhi mëngjesin e së hënës në autostradën gjermane në Dunningen, mori jetën e dy personave nga Kosova.
Valon Memaj, 26 vjeç, nga komuna e Deçanit dhe vajza e tij, 5 vjeçe, Luisë Memaj, kishin humbur jetën në vendin e aksidentit, ndërkaq vajza tjetër, Albina, 3 vjeçe, kishte pësuar lëndime të rënda trupore.
Mëngjesin e sotëm u raportua se vajza e vogël e familjes nuk ka mundur t’u rezistojë plagëve të rënda dhe ka ndërruar jetë mbrëmë në spitalin universitar në Freiburg. Lajmi është bërë i ditur në rrjetet sociale.
Malisheva vazhdon fitoret, mposht edhe Drenicën
Zjarre të forta në Australi, deri në 16 shtëpi të shkatërrua...
“I turpshëm” – Provokimi me flamurin rus, Zotëria i Parë e q...
SHBA dhe Ukraina kërkojnë nga Rusia “përparim” në bisedimet ...
Shkodër: Vdes në burg i dënuari me 25 vjet për vrasjen e gru...
Abelard Tahiri kërkon të mos jetë në dhjetëshen e parë të li...