Vaji i farave të kungullit, një preparat 100% natyral i cili nxirret nga farat e kungullit sipas metodave teknike përdoret shërimin e disa sëmundjeve.
Qefsere Vuçitërna po bënë edhe kultivimin e dy produkteve asparagut dhe shafranit, të cilat po ashtu janë shumë të shëndetshme.
“Ne e kemi filluar këtë biznes që nga viti 2011 me ndihmën e USAID-it. Kemi filluar vetëm më kultivimin e asparagut dhe shafranit, e më pas kemi vazhduar edhe me bimë të tjera”, tha ajo.
Ndër frutat e përpunuara janë aronia, boronica, mjedra, dredhëza, vishnja e disa produkte tjera që janë fruta vendore.
“Xhemat që ne i përgatisim janë përbërësit kryesor janë fruti i Kosovës që përmban shumë pak sheqer. Në 100 gram frut ka 30& sheqer dhe limon, nuk ka shtesa të tjera të aromës”, tha ajo.
E Vaji i farave të kungullit, të cilat prodhohen në Kosovë përdorët për sëmundje të kancerit, për prostatë e disa sëmundje tjera.
“Farat e kungullit janë shumë të shëndetshme dhe janë të kultivuara në Kosovë”
Përmes këtij aparati, Qefserja tregon se si përpunohet vaji dhe bëhet gati për treg.
Edhe Vaji i Lirit është një produkt që përpunohet këtu.
Ky vaj natyral shume rekomandohet për mirëqenie dhe ushqim të trupit.
Edhe uthulla e mollës së egër është shumë e kërkuar, është e përdorur pothuajse në secilën familje në Kosovë.
“Pothuajse çdo shtëpi, ka në kuzhinën e tyre uthullën e mollës së egër”, tha ajo.
Këtu prodhohen edhe çaja nga prodhimet vendore si çaji sherbelës, cijanit, e fruta të mrizit.
E pandemia Covid-19 i ka shkaktuar shumë humbje këtij biznesi./M.Avdimetaj/arbresh.info/


Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...