Uta Ibrahimi ka përfunduar me sukses ngjitjen e katërmbëdhjetë majave më të larta në botë, duke hyrë në historinë e alpinizmit si shqiptarja e parë dhe personi i parë nga Kosova që arrin këtë sukses.
Kurorëzimi është arritur të shtunën e 10 majit me ngjitjen e fundit në Kangchenjunga (8,586 metra), maja e tretë më e lartë në botë.
Ky ishte akti përmbyllës i projektit të saj “Utalaya 14×8000”, një rrugëtim që nisi më 22 maj 2017, kur Uta ngjiti Everestin (8,848 metra). Gjatë tetë viteve, ajo ka sfiduar disa prej kulmeve më të rrezikshme dhe të frikshme të Himalajeve dhe Karakoramit, përfshirë K2, Annapurna, Nanga Parbat, Lhotse dhe Broad Peak.
Konfirmimi ka ardhur edhe nga Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive e Kosovës, që ka theksuar se Uta Ibrahimi ka shkruar histori. “Sot, ne nuk festojmë vetëm forcën dhe suksesin e saj — por edhe mesazhin e saj për gjithë botën: ëndrrat nuk kanë kufij. Nga luginat dhe malet e Kosovës në majat më të larta të Tokës — urime, Uta. Ke shkruar histori”, ka theksuar federata.
Për Kosovën dhe gjithë Ballkanin, suksesi i Utës nuk është thjesht një rekord në Alpnizëm— është një dritë në horizont që tregon se edhe nga skajet më të vogla të hartës mund të nisen udhëtime të mëdha. Ajo nuk u ngjit vetëm për veten, por për të hapur shtigje të reja për të tjerët. Uta ka treguar se guximi nuk njeh kufij, se një zemër e madhe mund të përballojë edhe majat më të egra, dhe se suksesi nuk ka vlerë të plotë nëse nuk shndërrohet në frymëzim për të tjerët. Ajo nuk ndërtoi thjesht rekorde — ndërtoi modele për brezat që vijnë.
Kombëtarja e Kosovës në futboll për të verbër debuton në Kam...
Konflikti Izrael-Iran, Ambasada Amerikane në Tiranë paralajm...
Osmani vizitoi kompaninë e prodhimit të anijeve “Made in Kos...
Ukraina thotë se ka penguar një komplot rus për të vrarë Zel...
Konate refuzon ofertën e parë të Liverpoolit për rinovim të ...
Theo Hernandez do t’i bashkohet Al-Hilalit