Më shumë se 1,200 trupa nga 12 shtete, përfshirë SHBA-të dhe Suedinë janë duke marrë pjesë në stërvitjet e ushtrisë së NATO-s, të quajtur “Mburoja e Verës”, transmeton portali arbresh.info.
Ushtrimet, që filluan si trajnime për forcat e koalicionit që kanë pushtuar Irakun, tani janë duke shërbyer për të penguar Rusinë.
Ushtarë nga Letonia, SHBA, Bullgaria, Estonia, Kanada, Lituania, Britania, Rumania, Sllovakia Gjermania dhe Suedia që nuk është anëtare e NATO-s janë duke marrë pjesë në ushtrimet që janë mbajtur në këtë vend që nga viti 2004.
Ushtarët do të praktikojnë një varg elementesh të luftës, përfshirë artilerinë, mbrojtjen ajrore, njohjen, mbrojtjen kundër armëve të shkatërrimit në masë dhe kapacitete anti-tank, raporton agjencia e lajmeve LETA duke cituar Ministrinë letoneze të Mbrojtjes.
Mburoja e Verë, një nga stërvitjet më të mëdha ushtarake në vend, është e hapur për çdo anëtar të bllokut ushtarak për të marrë pjesë./Arbresh.info
https://youtu.be/SpOgRGcnWGI
Parashikimi i motit për sot
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës