Me transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri do të rritet edhe numri i pjesëtarëve të kësaj force.
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjeneral lejtënant Rrahman Rama, ka treguar se ushtria e Kosovës do t’i ketë 8 000 pjesëtarë, 5 000 pjesëtarë aktivë dhe 3 000 rezervë.
“FSK-ja do të jetë forcë ushtarake shumetnike dhe e armatosur. Forca e Sigurisë së Kosovës do t’i ketë 5 000 pjesëtarë aktivë dhe 3 000 rezervë. Pra, do të ketë rritje qind për qind. Rekrutimi i parë do të jetë në fillim të vitit të ardhshëm. Varësisht prej zhvillimeve do të ketë rritje të forcës”, ka thënë Rama për gazetën “Epoka e re”.
Ai ka treguar, po ashtu, se me miratimin e pakos së projektligjeve për transformimin e FSK-së, misioni i kësaj force ndryshon në mision ushtarak.
Po të hënën edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë me dije se me formimin e ushtrisë do të shtohet nevoja për rekrutimin e pjesëtarëve të rinj në këtë forcë.
“Falë Zotit nuk jam madrilen”, Yamal provokoi rivalët më të ...
Konjufca takohet me Sorensenin në Bruksel, diskutojnë për di...
Irani zgjeron “zonën operative” të Ngushticës së Hormuzit në...
Ekspertja: Nuk jam mbështetur tërësisht në ChatGPT, ka qenë ...
Parlamenti serb nuk e përkrah kërkesën e Kamberit për Komisi...
Kosova kryeson rajonin me përqindjen e të rinjve në burgje