Instruktorët e Regjimentit të Xhenios nga Forca e Sigurisë së Kosovës po zhvillojnë një trajnim të specializuar për ndërtimin e urave ushtarake të tipit “Mabey Johnson” për pjesëtarët e Xhenios nga Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH).
Sipas njoftimit të FSK-së, ky trajnim realizohet në kuadër të marrëveshjeve bilaterale mes FSK-së dhe FARSH-it, me qëllim forcimin e bashkëpunimit në fushat e interesit të përbashkët dhe avancimin e kapaciteteve profesionale e operacionale të të dy forcave.
Për të parë nga afër ecurinë e këtij bashkëpunimi, trajnimet u vizituan nga atasheu ushtarak i Shqipërisë në Kosovë, kolonel Beqir Tafili, si dhe komandanti i Regjimentit të Xhenios në FSK, OF4 Agron Xhekaj.
Ky aktivitet nënvizon përkushtimin e të dy forcave për rritjen e kapaciteteve teknike dhe koordinimin operacional në fushën e xhenios ushtara.
Ndalohet një taksi tek Dheu i Bardhë, dyshohet për kontraban...
Kapën me bidonë nafte të vjedhur, tre të arrestuar në Prisht...
SHBA publikon pamje të anijes iraniane të sekuestruar
Kanosje ndaj stafit mjekësor në Podujevë, i dyshuari lirohet...
Tërmeti në Japoni, plagosen 6 persona, 2 në gjendje të rëndë
Minnesota e Atlanta barazojnë serinë, Cleveland shënon fitor...