Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se një prej arsyeve kryesore pse ai ka ndërmarrë iniciativën për formimin e ushtrisë së Kosovës është fakti që Kosova nuk do të mund të hyjë në NATO pa pasur ushtri.
Këtë deklaratë, Thaçi e bëri gjatë fjalimit të tij në Forumin “FOL Hapur” të organizuar nga Lëvizja Fol, shkruan arbresh.info.
“Themelimi i ushtrisë së Kosovës tanimë është domodsoshmëri për Republikën e Kosovës. Iniciativa ligjore për ndryshimin e mandatit dhe rolit të FSK-së është kejtësisht legjitime, kushtetuese dhe në funksion të formcimit dhe mbrojtjes së sovranitetit tonë shtetërore. Iniciatëa ligjore për themelimin e ushtrisë e kam ndërmarrë jo vetëm se është obligim kushtetues dhe ligjore dhe jo vetëm se është e drejta jonë për të pasur ushtrisë por edhe sepse kam konsideruar se Kosova e ka të pamundur hyrjen në NATO pa e formuar ushtrinë e vet”, është shprehur Thaçi./Arbresh.info.
Ky është parashikimi i motit për ditën e Bajramit
Falet namazi i Kurban Bajramit në Kosovë
Myftiu Tërnava: Jostabiliteti politik ka lodhur qytetarët dh...
Sot festohet Kurban Bajrami
The Athletic: Granit Xhaka transferimi më i goditur i sezoni...
11 të vrarë në një fshat në Liban – Izraeli intensifikon sul...