Ushtarët turq të caktuar në Komandën Rajonale-Lindje të misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, po vazhdojnë patrullimet e rregullta në mbarë territorin e Kosovës, përfshirë edhe zonat përgjatë kufirit Kosovë-Serbi.
Këto patrullime, siç thuhet, po zhvillohen si gjatë ditës ashtu edhe natës, janë dëshmi e përkushtimit të pandërprerë të KFOR-it për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjitha komunitetet në vend, përcjell Arbresh.info.
“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, duke kontribuar në sigurinë e të gjithë qytetarëve dhe komuniteteve që jetojnë në Kosovë dhe duke garantuar lirinë e lëvizjes – në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.
Misioni vepron në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në kuadër të roleve të tyre përkatëse si reagues të sigurisë”, shkruhet në njoftimin e KFOR-it në Facebook.
SHBA mohon pretendimin e mediumit iranian për “memorandumin ...
Gjigantët evropian të ‘çmendur’ pas yllit të Newcastle-s
I akuzuar për trafik droge, arrestohet 41-vjeçari shqiptar n...
Albin Kurti nesër mban tubim në Hajvali
Nesër fillon fushata, partitë zbulojnë agjendën hapëse
Shkatërrohet rrjeti shqiptar i kokainës në Itali, 16 të arre...