Ushtarët italianë të Komandës Rajonale Perëndim (Regional Command West) të misionit të udhëhequr nga NATO – KFOR, zhvilluan një stërvitje të përbashkët me përdorimin e helikopterëve dhe pajisjeve për kontrollin e turmave.
“Aktiviteti ka për qëllim përmirësimin e procedurave të hipjes dhe uljes nga helikopteri gjatë veshjes së pajisjeve të Crowd and Reot Control (CRC). Këto ushtrime lejojnë përmirësimin e gatishmërisë dhe performancave operacionale të njësive”, njofton KFOR-i.
“KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999 – për të kontribuar në një ambient të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, si dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”, thuhet tutje./Arbresh.info/
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron