Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se është funksionalizuar platforma elektronike për publikimin e rezultateve preliminare dhe statistikave të pjesëmarrjes në votime për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Sipas KQZ-së deri më tani, nga 87,63% e vendvotimeve, kanë dalë për të votuar 2,67 përqind, apo 52 mijë e 254 qytetarë.
KQZ-ja ka bërë të ditur se në këtë platformë do të publikohen të dhënat për pjesëmarrjen e votuesve në gjashtë intervale kohore gjatë ditës së zgjedhjeve (09:00, 11:00, 13:00, 15:00, 17:00 dhe 19:00), të ndara sipas komunave, qendrave të votimit dhe vendvotimeve.

Po ashtu, pas përfundimit të procesit të votimit dhe numërimit në vendvotime, do të publikohen edhe rezultatet preliminare të subjekteve politike.
KQZ ka bërë të ditur se, sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, numërimi i fletëvotimeve për subjektet politike zhvillohet në vendvotime menjëherë pas mbylljes së procesit të votimit, ndërsa numërimi i votave për kandidatët për deputetë realizohet në Qendrat Komunale të Numërimit.
Kurti pas votimit: Sa më e lartë të jetë dalja e qytetarëve,...
Kurti voton në Prishtinë, u bën thirrje qytetarëve të dalin ...
Voton kandidati i VV-së për kryeministër, Albin Kurti
Tronditet SHBA, 12 persona plagosen me armë zjarri në një fe...
Nën ndikimin e alkoolit, arrestohet e dyshuara për keqtrajti...
DnV: Procesi i votimit ka nisur kryesisht pa probleme