Ushtarët italianë nga Batalioni Kinetik i Komandës Rajonale në Perëndim të misionit të KFOR-it kanë kryer stërvitje intensive të kontrollit të turmës dhe trazirave (CRC), të trajnuar nga kolegët e tyre hungarezë nga Batalioni i Rezervës Taktike të KFOR-it.
Kjo u bë e ditur me anë të një postimi në Facebook të misionit të NATO-s në Kosovë.
“Ky lloj trajnimi vendos një fokus të veçantë në menaxhimin e frikës nga zjarri (Firephobia) dhe në përvetësimin e teknikave për të minimizuar dëmet e shkaktuara nga flakët.
KFOR-i thekson se vazhdon të zbatojë mandatin “bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”.
“KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”, thuhet më tej në njoftim.
“Prapa shpinës sime punohej me kandidatë të tjerë”, çka tha ...
Trump: Nëse Irani bllokon naftën, do ta godasim 20 herë më f...
Sa mund të rritet çmimi i naftës? Analiza e The Guardian: Ek...
Moti me diell sot në Shqipëri
Universiteti Publik “Kadri Zeka” shënon 13-vjetorin e themel...
Moti sot kryesisht me diell, temperaturat deri në 17°C