Konsulata e Republikës së Kosovës në Iowa ka njoftuar se Garda nacionale e këtij shteti ka prezantuar ndër të tjera para ligjvënësve edhe koordinimin me FSK-në dhe kontributin e ushtarëve të Kosovës në misionet e paqes në Lindjen e Mesme.
Gjatë prezantimit të rregullt vjetor të gjendjes së Gardës nacionale para ligjvënësve të Iowa-së si dhe Guvernatores Kim Reynolds, Gjenerali Benjamin Corell ata folën edhe për zbarkimin e parë të FSK-së së bashku me ushtarët e SHBA-ve jashtë vendit.
“Partneriteti në mes Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Iowa-së e ka zanafillën në bashkëpunim ushtarak por është zhvilluar edhe më shumë në fushat tjera si arsim, kulturë, ekonomi, etj. Kosova është e bekuar për miqësinë e përjetshme me SHBA-të”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
Kurti: Më 7 qershor synojmë ta tejkalojmë rezultatin e kalua...
Ngjarje e rëndë në Tiranë, policit i vendoset thika në fyt –...
Arrin në Kosovë grupi i dytë i haxhilerëve, priten nga famil...
Merz: BE-ja duhet të tregojë gatishmëri për zgjerim
Revolucion te Real Madridi: Mourinho kërkon largimin e gjash...
Etja merr 49 jetë në shkretëtirën e Saharës