Ushtarët e KFOR-it përfunduan marshimin e “Këmbës Norvegjeze” në kampin Bondsteel, marshim ky i njohur si test qëndrueshmërie.
Marshi i “Këmbës Norvegjeze” kërkon që ushtarët të marshojnë 30 kilometra me një çantë shpine 11 kilogramëshe brenda një kohe të caktuar, në varësi të grupmoshës dhe gjinisë së kandidatëve, transmeton Klankosova.tv.
Marshimi u mbajt për herë të parë në vitin 1915 si një provë e qëndrueshmërisë marshuese për ushtarët në Ushtrinë Norvegjeze, me qëllim që të lëviznin një numër të madh trupash në një distancë të madhe dhe t’i bënin ata të jenë gati për luftim edhe pas përfundimit të marshimit.
“Një trajnim i tillë përmirëson gatishmërinë fizike për të kryer detyrat e kërkuara nga misioni i KFOR-it dhe, në të njëjtën kohë, vërteton kohezionin ndërmjet kombeve të KFOR-it”, thuhet në njoftimin e KFOR-it./Arbresh.info/
Rama uron Kurtin: Fitorja të shndërrohet në sukses dhe në th...
Bllokohen akset kryesore, fermerët në Greqi nuk heqin dorë n...
Mediat ndërkombëtare: Fitore e qartë e Vetëvendosjes në zgje...
Pacolli e uron Kurtin për fitoren: Ky rezultat konfirmon bes...
Adelina e lumtur me fitoren e LVV-së, rikthen deklaratën se ...
Ali Ahmeti uron Kurtin për fitoren: Kosova ka nevojë për sta...