Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka vlerësuar se në Hagë nuk po gjykohen vetëm krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), por edhe liria dhe shtetësia e vendit.
I ftuar në “Fundjavë” në “Dukagjin”, Rama ka uruar që të ketë drejtësi dhe gjykimet të jenë të drejta dhe që krerët e UÇK-së të kthehen sa më parë pranë familjeve të tyre.
“E kemi edhe procesin në Hagë për burrat shqiptarë që po gjykohen që kanë dhënë pothuajse çdo gjë gjatë kohës së luftës që sot po gjykohen. Ne si shoqëri duhet me ditë që atje nuk po gjykohen vetëm ata katër burra, por po gjykohet faktikisht edhe liria e vendit tonë dhe shtetit tonë dhe shtetësisë tonë. Uroj që të ketë drejtësi, që gjykimet të jenë të drejta dhe t’i kemi këta luftëtarë të lirë me familjet e tyre ashtu siç e meritojnë”, ka thënë Rama.
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...