Uran Ismaili edhe zyrtarisht ka shpallur sonte kandidaturën e tij për Kryetar të Prishtinës.
Ismaili ka thënë se po i futet kësaj gare për t’ia kthyer Prishtinën qytetarëve.
Sipas tij, Prishtina për një kohë të gjatë vuan nga një dhimbje konstante, pikërisht si pasojë e dështimit të partive politike me Prishtinën.
“Sonte zyrtarizova kandidaturën për kryetar të Prishtinës. Për 20 vjet, partitë politike Prishtinën e bënë të pabanueshme nga brenda për të krijuar lagje të reja jashtë qytetit. Çdo banor, çdo lagje, çdo fshat po vuan mungesën e kujdesit. Duke e njohur Prishtinën, ëndrrat dhe potencialin e saj për jetë, unë e di që ky qytet nuk do të lejojë të përbuzet më. Kemi humbur shumë kohë, por bashkë mund ta fitojmë betejën për një Prishtinë të cilën të gjithë e duam dhe e meritojmë.
Falemnderit Prishtinë”, ka shkruar ai në Facebook.
Tragjedia në Malishevë, nënkryetari Krasniqi: Askush nuk ka ...
Reagimi i Vuçiqit dhe paralajmërimi për armatosje, kryediplo...
Trump: Bllokada e porteve iraniane mbetet në fuqi
Caicedo vazhdon me Chelsea deri në vitin 2033
Vdes zyrtari i Shërbimit Korrektues të Kosovës pasi u rrokul...
Nxënësi 15-vjeçar ndërron jetë në sallën e edukatës fizike n...