Uran Ismaili për Prishtinën: S’kemi kohë me humb, është në dorën tonë ta ndalim rrugën e eksperimenteve

21:22 | 23 Korrik 2025
E.H

Partia Demokratike e Kosovës ka prezantuar sot Uran Ismailin kandidat për kryetar të Komunës së Prishtinës në zgjedhjet e 12 tetorit 2025.

Në prezantimin që u bë në sheshin “Adem Jashari” në kryeqytet, Ismaili shpalosi para qytetarëve programin për të ardhmen më të mirë të Prishtinës, shkruan Arbresh.info.

Ai tha se qytetari i Prishtinës nuk është dëgjuar as pyetur asnjëherë për 25 vite. Ai premtoi se me të në krye qytetari do të jetë në qendër të qeverisjes.

“Zotohem sot para jush që nga dita e parë si kryetar i Prishtinës, qytetari ka me qenë në vëmendje më shumë se kurrë më parë në këtë qytet”, tha Ismaili.

“Është në dorën tonë me ndal rrugën e eksperimenteve. Koha është për një trafik të rregullt, koha është për një Prishtinë pa qen endacakë që rrezikojnë fëmijët dhe të rriturit. Një Prishtinë të pastër, të ndriçuar, të sigurt dhe me plan, një Prishtinë që mendon për të ardhmen dhe orientohet me vizion e punë drejt saj, ikonë e shtetit të Republikës së Kosovës”, deklaroi ai.

“Një qytet të jetueshëm për të gjithë, fëmijë, të rinj, çifte, të moshur, për çdo familje, në çdo lagje, kjo është Prishtina që do nis me qeverisjen time. Kjo është Prishtina që po ju ftojë të angazhohemi e ta ndërtojmë së bashku”, është shprehur tutje Ismaili.

Shpërndaje në rrjete sociale