Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, u prit sot nga një numër i madh qytetarëve të lagjes Tophane, ku prezantoi zgjidhjet e tij për një Prishtinë funksionale dhe projektet konkrete për këtë lagje. Planet e tij, tha ai, kanë dalë drejtpërdrejt nga problemet dhe shqetësimet që banorët kanë ndarë gjatë bashkëbisedimeve me të.
Në fjalën e tij, Ismaili theksoi pesë shtyllat kryesore të programit për Prishtinën: një kryeqytet pa trafik, i pastër, me rrugë të sigurta, ku hapësirat i përkasin komunitetit e jo betonit, dhe një Prishtinë e orientuar drejt së ardhmes me inovacion, kulturë e sport në qendër.
Ai tha se Tophanja, edhe pse ndodhet vetëm pak hapa larg qendrës, ka mbetur për vite të tëra jashtë vëmendjes komunale. “Tophanja do të bëhet pjesë e erës së re që po vjen në Prishtinë. Unë do të jem kryetar i secilit qytetar, pavarësisht bindjeve apo përkatësive politike,” u shpreh Ismaili, duke shtuar se zotimet që i ka dhënë për lagjet ose do t’i përfundojë ose nuk do të kandidojë për një mandat të dytë.
Në planin e tij për këtë lagje, ai përfshiu rishikimin e planit urban për zhvillim të rregullt të lagjes, rregullimin e kabllove elektrike, krijimin e shtigjeve për këmbësorë dhe çiklistë, si dhe përmirësimin e qarkullimit e qasjes së sigurt dhe të lehtë në rrugët kryesore që e ndërlidhin me lagjet e tjera.
Projektet identifikuese për Tophanen
Bulevardi modern me fasada të rinovuara përgjatë rrugës “Lidhja e Prizrenit”;
Subvencionimi i bizneseve të lagjes për t’u bërë pjesë e konceptit urban me rrugë model, fasada të harmonizuara dhe vitrina të integruara;
Një çerdhe e re publike;
Restaurimi i klubit të boksit dhe objekteve identitare të lagjes;
Krijimi i një qendre komunitare – hapësirë sportive, kulturore dhe edukative – për fëmijë, të rinj dhe të moshuar;
Legalizimi i pronave.
Ismaili tha se këto projekte do ta kthejnë Tophanen në një lagje moderne, funksionale dhe me identitet të fortë urban, duke e bërë një pikë referimi dhe krenarie për kryeqytetin./Arbresh.info/
Izraeli mund të thërrasë 450 mijë rezervistë për një pushtim...
Starmer bisedon me Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë