Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, sot është takuar me qytetarë të lagjes Hajvali, ku ka biseduar për planin e tij për Prishtinën dhe projektet konkrete për këtë zonë.
Gjatë takimit, njëri nga qytetarët theksoi se Hajvalia ka nevojë për një qasje të re në qeverisjen lokale, duke shprehur mbështetje për vizionin e Ismailit dhe përvojën e tij të mëparshme në institucione publike, si puna e tij në Ministrinë e Shëndetësisë. Ai u shpreh se duan të shohin të njëjtin angazhim dhe rezultat edhe në Komunë.
Ismaili tha se Hajvalia, me mijëra banorë, prej vitesh është lënë pas dore dhe i është mohuar kujdesi elementar nga qeverisja komunale. Duke folur për programin e tij, ai theksoi: “Kam premtuar gjëra të cilat janë praktike dhe që keni nevojë në lagjen tuaj. Edhe në momentin që ato realizohen – çerdhet, ndriçimi, trotuaret, transporti publik, largimi i qenve endacakë, ujë, kanalizim, drita. Dikush mundet të thotë që këto janë shumë bazike. Po, por neve po na mungojnë! Për mu është tepër e dhimbshme. Hajvalia ka mijëra banorë dhe kërkesat i ka bazike,” tha ai.
Ai shtoi se kjo gjendje është pasojë e diskriminimit dhe anashkalimit nga qeverisjet e kaluara, të cilat nuk janë interesuar për jetën e përditshme të qytetarëve. “U lanë në harresë,” theksoi Ismaili, duke garantuar se programi i tij është gjithëpërfshirës dhe i bazuar në nevoja reale. Ai u zotua se asnjë lagje dhe asnjë fshat i kryeqytetit nuk do të mbetet më pas dore, sepse Prishtina funksionale do të thotë shërbime të barabarta për të gjithë./Arbresh.info
Beatrix Ramosaj “çmend” me format trupore
Stones pritet të largohet nga Man City në fund të sezonit
Trump: Iranianët po humbasin 500 milionë dollarë në ditë nga...
Shefja në detyrë e BE-së takon Kurtin, i prezanton gjetjet e...
Kryeministri Rama udhëton sot drejt Greqisë, merr pjesë në F...
Trump: Pa marrëveshje, Irani do përballet me probleme që nuk...