Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, është takuar me motoristët e kryeqytetit, ku ka diskutuar për mënyrat se si Prishtina mund të ofrojë hapësira më të përshtatshme për ta, në mënyrë që të lëvizin të lirshëm dhe të kultivojnë pasionin e tyre, pa penguar qytetarët dhe pa u rrezikuar asnjëra palë.
Ismaili tha se kryeqyteti duhet t’u ofrojë hapësirë të gjithëve, pavarësisht mjetit të transportit që zgjedhin. Ai u zotua se gjatë mandatit të tij do të krijohen pista të dedikuara për motorë dhe motokros, duke theksuar se edhe problemi i zhurmës së motorëve duhet trajtuar me seriozitet, por duke gjetur zgjidhje së bashku me komunitetin e motoristëve.
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë