Kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës nga PDK, Uran Ismaili, ka njoftuar se të mërkurën, më 23 korrik, nga ora 19:30, do të prezantojë vizionin dhe zgjidhjet konkrete për kryeqytetin në Sheshin “Adem Jashari”.
Në këtë ngjarje të hapur për të gjithë qytetarët, Uran Ismaili do të paraqesë programin e tij për ta bërë Prishtinën një qytet më funksional, më të pastër, më të gjelbër dhe më të lehtë për të jetuar – me zgjidhje që adresojnë problemet e përditshme të banorëve.
“Merre shokun, shoqen, familjen, e hajdeni bashkë! Ejani të dëgjoni vizionin tonë për një Prishtinë që i shërben të gjithëve,” – thuhet në ftesën e tij publike.
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira