Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka reaguar pas tërheqjes nga debati i planifikuar me 6 tetor të kundërkandidatit të tij, Hajrulla Çeku. Nga tubimi i mbajtur sonte në lagjen Arbëri, Ismaili tha se ai nuk ka ndërmend të shmangë ballafaqimin, sepse, sipas tij, qytetarët meritojnë të dëgjojnë drejtpërdrejt programet e kandidatëve për kryeqytetin.
“Përparim, shihemi të hënën në debat, të flasim për projektet tona dhe për të ardhmen e Prishtinës. Qytetarët e meritojnë! tha Ismaili.
Në të njëjtën kohë, ai ftoi edhe kryetarin aktual, Përparim Rama, që të mos e shmangë përballjen publike. “Nuk besoj që ai ka pse të mos vijë në debat. Hajde të debatojmë” përfundoi Ismaili.
Gjykata cakton një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për kri...
Mësohen katër ekipet gjyësmëfinaliste në Ligën e Europës
Dyshimet për bombolë gazi bien poshtë, vijojnë hetimet për t...
Netanyahu pranon armëpushimin – por thotë se trupat iz...
Parashikimi i motit për të premten
Braga e shokon Betisin, kualifikohen në gjysmëfinale