Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka kërkuar që mosndërhyrja në autonominë akademike të jetë parim udhëheqës i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT)
Ky qëndrim i Universitetit më të madh publik vjen dy ditë pasi ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, i kërkoi UP-së që të respektojë në përpikëri Udhëzimin e nxjerrë nga MASHT-i dhe Rregulloren e UP-së gjatë procesit të përzgjedhjes së personelit akademik.
Universiteti i Prishtinës në një përgjigje për gazetën ka theksuar se zgjedhja e stafit akademik është kompetencë ekskluzive e Universitetit,gazeta express
Sipas UP-së, procedura e avancimit dhe rekrutimit të stafit akademik që ka praktikuar ky universitet dy vjetët e fundit dhe normativi që ka kompiluar për të rregulluar çështjen e zgjedhjes së stafit akademik kanë vënë një precedencë shembullore të zbatimit të praktikave më të mira të vendeve me arsim të lartë të zhvilluar.
FIFA sjell ndryshime të mëdha për Kupën e Botës 2026
Ngjarje e rëndë në Itali, ndërtesa rrënohet pas shpërthimit ...
KQZ nis Programin e Vëzhguesve Ndërkombëtarë për zgjedhjet e...
Sulmuesi njofton largimin nga Tirana
Votimi në Ambasadën e Kosovës në Hagë përmbyllet me sukses
SHBA i bën thirrje Evropës të fokusohet më shumë në siguri d...