Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka reaguar për mbajtjen e tubimeve nga partitë politikë në hapësirat që posedon ky institucion arsimor.
Në Facebook, UP-ja në sqarimin e lëshuar thotë se leja për shfrytëzimin e kësaj salle është dhënë në pajtim me vendimin aktual në fuqi.
Gjatë ditës sot Lëvizja Vetëvendosje e mbajti Këshillin e Përgjithshëm në ambienetet e UP-së.
“Në këtë vendim, ndër të tjera, ceket se ‘hapësirat e kufizuara të UP-së mund të vihen edhe në dispozicion të palëve të treta, kur bashkëpunimi nuk lidhet drejtpërdrejt me fushat e mësimdhënies, kërkimit shkencor apo përfitimeve tjera akademike e profesionale’, por kjo gjë ndodh vetëm gjatë ditëve të fundjavës, kur ato ‘aktivitete nuk pengojnë proceset mësimore, kërkimore apo administrative të Universitetit të Prishtinës’. Për më shumë, në vendim ceket edhe se hapësirat e kufizuara të UP-së nuk mund të vihen në dispozicion në kohë të fushatave zgjedhore”, shkruan UP në sqarim.
Universiteti i Prishtinës deklaroi se është institucioni më i vjetri, më i madhi dhe më i suksesshmi institucion i arsimit të lartë në Kosovë e përtej, i siguron qytetarët e Kosovës se do të jetë gjithnjë në shërbim të dijes, shkencës e zhvillimit të publikes, “dhe se do t’i mbajë larg hapësirave të tij ndikimet e të gjitha natyrave që nuk janë konform misionit të universitetit”.
Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...
“Situatë alarmante në Luginë” – Rexhepi: Diskriminimi mund t...
Protesta në mbështetje për UÇK-në në Shkup, reagon Mickovski
Buna nën dritën e hënës, Rama ndan imazhe mahnitëse të lumit
SHBA këshillon qytetarët e saj të largohen nga Venezuela “me...
Më pak se 1% import të energjisë nga Serbia