Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në një intervistë për arbresh.info ka folur për gjendjen energjetike në Kosovë.
Sipas tij kur ishte ai në krye të Qeverisë e ka zhvendos krejt Qeverinë në KEK.
Tutje thotë se Kryeministri Kurti ka ditë më ju thanë jo investimeve në energji po s’ka dit mos me ndërmarr asnjë vendim.
“Unë e kam udhëheq qeverinë për dallim nga ky unë e kam marr shumë seriozisht çështjen e energjisë. Kryeministri Kurti nuk mundet me thanë se është e qeverive te kaluara me lan Kosovën pa energji. Kanë kundërshtuar çdo projekt në energji. Ka kundërshtuar gazin amerikan, ai që kundërshton këto çka ka ndërmarr tjetër. Unë i thash edhe në Kuvend mërdhij ministrat pak. Kjo është tamam fytyra e vërtet e kësaj qeverie nuk ka njeri që nuk e din që në dimër shpenzohet më shumë energjia. Ky nuk e dij me çka është marr edhe ka ditë më ju thanë jo investimeve në energji po s’ka dit mos me ndërmarr asnjë vendim. Unë e kam zhvendos krejt qeverinë në KEK, prej ti pritet veç vështirësi dhe probleme”, tha Haradinaj./arbresh.info/
Klinika e Ortopedisë pajiset me aparaturë moderne për ndërhy...
Tragjedi në Meksikë, të paktën pesë të vdekur nga zjarri në ...
AKR e Nisma nuk do të marrin pjesë në zgjedhje
VV-ja zyrtarizon koalicionin me GUXO-n, Alternativën dhe PSh...
Kusari-Lila në Zvicër: Kosova mbetet pro rrugës evropiane
Publikohen çmimet e reja të derivateve për sot, nafta 1.67 e...