Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa sot gjatë ditës priti në takim përfaqësuesen e përhershme të UNDP-së në Kosovë, Maria Suokko si dhe koordinatoren për zhvillim nga UN, Ulrika Richardson për të diskutuar rreth gjendjes aktuale në bujqësi si dhe menaxhimin e situatës së krijuar nga COVID-19.

Gjithashtu, gjatë diskutimit Suokko dhe Richardson kanë shprehur gatishmëri për thellimin e bashkëpunimit dhe vazhdimin e mbështetjes së MBPZhR-së edhe në të ardhmen.
Në anën tjetër, ministri ka falënderuar përfaqësuesen e përhershme të UNDP-së, Maria Suokko dhe koordinatoren për zhvillim nga UN, Ulrika Richardson për angazhimin dhe kontributin e dhënë në sektorin e bujqësisë./arbresh.info
Përplasja në Skënderaj, Arjeta Fejza rrëfen si u sulmua Hysn...
Pas kërkimeve intensive, gjendet trupi i pajetë i gruas së z...
OVL e UÇK-së: Ta quash një gjeneral “njeri i Serbisë” është ...
Veprimet e tilla s’na trembin, Kurti reagon për rastin në Sk...
LDK reagon për sulmin në Skenderaj ndaj Hysni Mehanit
Begaj pret Komandantin e Komandës së Forcës së Bashkuar në N...