Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se po vazhdon furnizimi me ujë të pijshëm përmes autobotëve, në Kishnicë, Hajvali, Graçanicë, Llapnaselë, Preoc, Veternik, Qendrën e Paraburgimit në Hajvali, Mati 1, rrugën” B dhe” C”, si dhe në rrugën Holgen Pedersen.
“Ju njoftojmë me masat që jemi duke i ndërmarrë bazuar në rekomandimet e IKSHPK, zvoglimin e sasisë së ujit nga ky resurs me qëllim të trajtimit më të mire, përcjellja e vlerave të manganit, mirembajtja e fazave te trajtimit, kujdes i shtuar në procesin e trajtimit sipas procedurave stardardeve operative, Kujdes i shtuar në procesin e dezinfektimit, shpërlarja e rrjetit shpërndarës të gypave magjistral dhe segmenteve të vogla, qytetarëve në zonat e prekura nën përcjellje të vazhdueshme po iu sigurohet uji higjienik”, thuhet në njoftimin e ujësjellësit të kryeqytetit.
Tutje bëhet e ditur se gjithçka është duke u monituruar dhe se nuk ka vend për shqetësim.
“Po besojmë që situata do përmirësohet shpejt. Nuk ka vend për shqetësim, gjithçka është duke u monitoruar”, thuhet tutje në njoftim./Arbresh.info/
Shkodër: Vdes në burg i dënuari me 25 vjet për vrasjen e gru...
Abelard Tahiri kërkon të mos jetë në dhjetëshen e parë të li...
“Nëna të ka vdek ti viktimizohesh”, Labinoti akuzon Elijonën
Prokuroria jep detaje për vdekjen e 45-vjeçarit në QKUK
Ky është personi që humbi jetën në QKUK, ishte i dyshuar për...
Djali i Jakup Krasniqit kandidon sërish për deputet në zgjed...