Një person është gjetur pa shenja jete në Suharekë.
Në njoftimin e Policisë thuhet se viktima kishte humbur kontrollin mbi drejtimin e traktorit dhe ishte rrokullisur.
“Suharekë 18.09.2023 – 16:30. Është raportuar se viktima mashkull kosovar kishte humbur kontrollin mbi drejtimin e traktorit dhe ishte rrokullisur, ku si pasojë kishte pësuar lëndime. Lidhur me rastin viktima është dërguar në emergjencë në Suharekë ku nga mjeku kompetent është konstatuar vdekja e tij”, njofton Policia.
Tutje në njoftim thuhet se njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, është njoftuar prokurori me urdhrin e të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./Arbresh.info/
lexo edhe:
Një 62-vjeçar humb jetën në Suharekë pasi rrokulliset me traktor
Hoffenheimi u jep zemër treshes dardane pas humbjes me Turqi...
“Kosova na vuri shumë në vështirësi, fat i keq që vetëm një ...
Agim Ademi: Gjithmonë krenarë me gladiatorët tanë dardanë, d...
Italia mbetet jashtë Botërorit për të tretën herë radhazi, B...
Muriqi: Nuk më vijnë fjalët, po më dhimbset i gjithë ekipi d...
Abdixhiku pas ndeshjes: Krenar me djemtë tanë, do t’ia dalim...