U raportua se nuk u lejua të udhëtojë në Amerikë, sqarohet Egzon Ibrahimi

17:47 | 19 Maj 2026
R J

Ditë me parë u raportuar se lexuesi i kuranit, Egzon Ibrahimi i është ndaluar hyrja në Amerikën.

Tashmë ka ardhur edhe sqarimi nga vet Ibrahimi.

Përmes një postimi në Facebook, Ibrahimi ka shkruar se gjatë check-in-it për fluturimin drejt Bostonit, i është komunikuar nga agjencia e fluturimit ne Stamboll se duhet të kontaktoj Ambasadën Amerikane lidhur me llojin e vizës që më kanë dhënë.

“Jam në kontakt me Ambasadën dhe aktualisht jam kthyer nga Turqia në Kosovë, pa pasur mundësinë të nisem drejt Amerikës. Kërkoj ndjesë organizatorëve dhe bashkëatdhetarëve atje që nuk pata mundësi të fluturoj drejt Bostonit”, ka shkruar Ibrahimi.

Postimi i plotë:

Dua të ndaj me ju, miq e dashamirës, se momentalisht ndodhem në Ferizaj. Gjatë check-in-it për fluturimin drejt Bostonit, më është komunikuar nga agjencia e fluturimit ne Stamboll se duhet të kontaktoj Ambasadën Amerikane lidhur me llojin e vizës që më kanë dhënë. Jam në kontakt me Ambasadën dhe aktualisht jam kthyer nga Turqia në Kosovë, pa pasur mundësinë të nisem drejt Amerikës. Kërkoj ndjesë organizatorëve dhe bashkëatdhetarëve atje që nuk pata mundësi të fluturoj drejt Bostonit.

Ju falenderoj të gjithëve per interesimim, mirëkuptimin dhe respektin!

Zoti ju shpërbleftë!