Po raportohet nëpër media se zëvendëskryeministri i vendit, Besnik Bislimi është “përzënë” nga takimi joformal i liderëve të rajonit që do të mbahet sot në Tiranë.
Lidhur me këtë ka reaguar Klisman Kadiu, këshilltari për media i Bislimit i cili tha se nuk ka pasur konfirmim zyrtar për pjesëmarrje të Bislimit në këtë takim, përcjell Arbresh.info.
“Lajmi i djeshëm për pjesëmarrjen e zëvendëskryeministrit Bislimi në takimin joformal në Tiranë nuk është i vërtetë. Nuk ka qenë i planifikuar e aq më pak i konfirmuar. Meqë nuk ka pasur asnjë konfirmim nga zëvendëskryeministri Bislimi, atëherë nuk ka mundur as t’i refuzohej pjesëmarrja apo prania e tij”, ka shkruar Kadiu.
Kadiu ka shtuar se raportimet nga disa media shqiptare në lidhje me refuzimin nuk janë gjë tjetër veçse spekulim dhe duke qenë i tillë veç mund të spekulojmë për origjinën e tij./Arbresh.info/
Lexo edhe:
Kryediplomati shqiptar vizitë në Bruksel
Rikthehet magjia e Ligës së Kampionëve: Katër përballje të z...
Gjenden mbetje eshtërore që dyshohet se i përkasin një perso...
Vjedhje e rëndë në Prizren, hajnat marrin para, stoli ari dh...
Bilanci 24-orësh i Policisë së Kosovës: 44 aksidente trafiku...
Zvicra pezullon vendimet e aplikimit për azil nga iranianët