Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se nuk është penduar që ia kishte ofruar postin e kryeministrit, Ramush Haradinajt, njofton Klan Kosova.
“Jam munduar të tregoj se nuk është prioriteti im të jem kryeministër”, tha Veseli në Zonën e Debatit në Klan Kosova.
“U bë shumë e madhe thuajse Kadri Veseli do të bëhet vetëm kryeministër”.
Veseli tha se e kontrolloi egon, dhe tregoi se në çka e vë në shërbim egon e tij.
“Unë e kontrolloj egon, dhe ajo ka me i shërby misionit dhe vizionit që unë e konsideroj në të mirë të qytetarëve”.
“Bëra hapin që të tregoja se nuk është prioritet egoja që të jem kryeministër”, shtoi mes tjerash ai.
“I penduar nuk jam për arsye se nuk e kam bërë për interes personal”, tha ai duke pohuar se e kishte bërë për vendin dhe qytetarët”.
Se a ka dalë mirë ky vendim i tij, ai tha se është pjesë e diskutimit në konventën zgjedhore të Partisë Demokratike, por pohon ta ketë bërë për të mirën e vendit dhe qytetarëve.
“Unë e kam marrë vendimin, unë i kam propozuar kryesisë së partisë”.
“Ata e kanë mirëkuptuar pasi u kam thënë unë”.
“Përgjegjësinë e mbaj unë”, përfundoi ai./ Klan Kosova/
Hamza nënshkruan peticionin kombëtar në mbështetje të ish-kr...
Joseph: Kriza politike në Kosovë rrezikon interesat e shteti...
Nafta në Kosovë arrin deri në 1.60 euro për litër
Izraeli nis operacionin në Liban, Irani mohon bisedimet me T...
Rama në Vlorë, diskutime për projektet zhvillimore dhe organ...
Policia në Gjakovë: Viktima dhe i plagosuri nuk janë vëllezë...