Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) sot vendosi që Petrit Hajadari të jetë kandidat për kryetar të Drenasit, e jo Ramiz Lladrovci.
Pas zyrtarizimit një postimi në Facebook ka shkruar se fitorja do të jetë e sigurit dhe angazhimi maksimal.
Postimi i tij i plotë:
PDK E DËGJOI ZËRIN TUAJ: DO TË JEM KANDIDAT I PDK-SË PËR KRYETAR TË DRENASIT
Të dashur qytetarë të Komunës së Drenasit,
Drenasi është vendi ku jam rritur e formuar dhe arsyeja pse jam në politikë. Me nderim të lartë e falenderim të sinqertë për kryetarin Memli Krasniqi dhe kryesinë e Partisë Demokratike të Kosovës, kam pranuar konfirmimin e kandidaturës sime për kryetar të Komunës së Drenasit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.
Rrugëtimi im me PDK-në ka qenë i gjatë, sfidues por jashtëzakonisht krenar. Sot, edhe zyrtarisht, si kandidat i PDK-së për kryetar të komunës së Drenasit, i ftoj të gjithë për unifikim, bashkim e rrugëtim përpara ashtu sic i takon PDK-së në Drenas: bashkë e fuqishëm.
I falenderoj nga zemra të gjithë qytetarët e komunës së Drenasit që i kanë besuar vazhdimisht Partisë Demokratike të Kosovës e gjithashtu për besimin e thellë dhe emocionues që kam marrë unë gjithë këto ditë.
Drenasi është adresa jonë e përbashkët dhe e vetmja. Gjithmonë ka pasur, ka dhe do të ketë gra dhe burra që i përgjigjen thirrjeve për ta bërë vendin tonë më të jetueshëm. Drenasi i është përgjigjur thirrjeve për revoltë, thirrjes së UÇK-së për luftë, thirrjes së PDK-së për shtetndërtim e do t’i përgjigjet edhe thirrjes së sotme për përbashkim.
Përbashkim rreth vlerave të PDK-së sonë, asaj që është porosi e shenjtë nga Hashim Thaçi e Kadri Veseli.
Drenasi do të jetojë më mirë sepse këtë do ta mundësojmë ne. Të gjithë ne bashkërisht.
Fitorja jonë është e sigurt dhe angazhimi do të jetë maksimal.
Nuk kemi shtëpi të dytë. Drenasin e kemi të shenjtë. Ndaj të gjithëve, pavarësisht bindjeve, shtrij dorën e bashkëpunimit: Drenasi kushton më shumë se egot e kujtdo. E ardhmja e fëmijëve tanë është ajo që duhet të na bashkojë.
Zemra e Drenasit rreh për shërbim!
I juaji,
LDK prezanton listën me 30 kandidatët për pesë degët e Prish...
Ramos konfirmoi largimin e tij nga Monterrey, do të jetë loj...
Komandanti i KFOR-it pret në takim Kurtin, shprehu përkushti...
Nuk kanë të ndalur telashet në mbrojtje për Arsenalit, ylli ...
Aksident mes dy veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohen ...
Bizneset turke shprehin interes për bashkëpunim me Kosovën