Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me ministrinë e Mbrojtjes dhe Federatën e Xhudos, kanë nënshkruar sot Memorandum të Bashkëpunimit.
Sipas ministrit të mbrojtjes Armend Mehaj ky bashkëpunim ka për qëllim ngritjen e kapaciteteve profesionale të FSK-së, në kuadër të investimit në arsimimin dhe trajnimin e ushtarëve në fushën operacionale, përmes angazhimit të xhudistëve.
“Ky koncept që është në linjë me programin ‘’Kosova, shtet i xhudos’’ do të filloj së zbatuari gjatë këtij viti si pjesë e trajnimeve formale të nivelit bazik, ndërsa ka për qëllim ngritjen e kapaciteteve profesionale të FSK-së, ashtu që në kuadër të investimit në arsimimin dhe trajnimin e ushtarëve në fushën operacionale, përmes angazhimit të xhudistëve tashmë të mirënjohur ndërkombëtarisht, të aftësojmë ushtarakët tanë edhe në aplikimin e arteve marciale, si metodë për vetëmbrojtje, neutralizim të kundërshtarit, por dhe nxitje të shpirtit garues ndërmjet ushtarëve, pasi programi është ambicioz, me synimin që Forca e Sigurisë së Kosovës të marr pjesë në garat botërore multidisiplinare të Këshillit Ndërkombëtar të Sporteve Ushtarake”, u tha në postimin e Mehajt./Arbresh.info/
Njoftimi i plotë:
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar