Janë ndaluar për 48-orë një zyrtarë policor dhe një zyrtarë doganor, të cilët janë arrestuar nën dyshimin se kanë marr ryshfet në pikën kufitare Hani i Elezit.
Kështu ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Ferizaj me anë të një komunikate për media, përcjell Arbresh.info.
“Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48-orësh, dy (2) persona të dyshuar, një (1) zyrtar policor dhe një zyrtar doganor, në pikën kufitare Hani i Elezit, për shkak të dyshimit se të njëjtit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit” nga neni 421 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, Dogana në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës pas një pune hetimore kanë arrestuar sot një zyrtarë doganor dhe një zyrtarë policor nën dyshimin se kishin bashkëpunuar për marrje të parave nga drejtues të kamionëve për të lehtësuar kalimet nëpër pikën kufitare Hani i Elezit./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Dogana dhe IPK arrestuan një zyrtar doganor dhe një zyrtar policor të dyshuar për marrje ryshfeti
Aksident mes dy kamionëve në Leposaviq, pa të lënduar
Dosja Epstein, Clintonët sot dhe nesër dëshmojnë para Kongre...
Arrestohet një person në Vërmicë për disa vjedhje të rënda
Zhduket një i mitur në Drenas
Tentim-grabitje me thikë në një market në Lipjan
Pranuan 400 euro ryshfet, arrestohen dy zyrtar të KEDS-it në...