Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci vizitoi sot nxënësit pjesëmarrës me rastin e organizimit të Olimpiadës së përbashkët në lëndën “Gjuhë Shqipe”, në kuadër të bashkëpunimit arsimor mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Gjatë kësaj vizite, Nagavci ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit arsimor mes Kosovës dhe Shqipërisë, duke vlerësuar Olimpiadën e përbashkët të Gjuhës Shqipe si një hap të rëndësishëm për promovimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare dhe rezultat i një pune të gjatë dhe të suksesshme mes dy ministrive të arsimit
Ajo ka shprehur mirënjohje për përkushtimin e nxënësve dhe mësuesve në këtë iniciativë, duke theksuar se kjo Olimpiadë është një mundësi për të forcuar lidhjet kulturore dhe arsimore mes dy vendeve.
“Kjo Olimpiadë është një shembull i shkëlqyer i përkushtimit për ruajtjen e gjuhës shqipe dhe trashëgimisë kulturore. Pas tri fazave të suksesshme deri më tani, faza e IV në nivel kombëtar pritet të jetë kurorëzimi i këtij bashkëpunimi të frytshëm mes Kosovës dhe Shqipërisë”, ka thënë Nagavci.
Ndër të tjera, Nagavci tha se, faza finale, e cila do të mbahet më 10 prill 2025, është jo vetëm një garë, por edhe një mundësi për nxënësit që të ndajnë eksperiencat dhe njohuritë e tyre në një skenë më të gjerë./Arbresh.info/
KQZ hap afatin për korrigjimin e pasaktësive në Listën e Vot...
Trumpi paralajmëron sulme “shumë më të fuqishme” nëse Irani ...
Pas pezullimit, shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së...
Kongresi Botëror i ligjit/ Mbahet në Tiranë, Rama: Privilegj...
Grindje për lëndime, udhëtim me jaht dhe peticion: Çfarë po ...
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...