U kap me 100 gramë drogë në Morinë nga policia e Shqipërisë, arrestohet 33 vjeçari nga Prizreni

16:49 | 17 Mars 2026
Q L

Policia e Shtetit shqiptar, ka njoftuar se në pikën kufitare në Morinë, është arrestuar një shtetas i Kosovës, i cili ka tentuar të trafikonte lëndë narkotike në Shqipëri.

Në njoftim bëhet e ditur edhe se, sasia e lëndës narkotike është sekuestruar, së bashku me automjetin që e ka drejtuar i arrestuari.

‘’ Për rastin u arrestua në flagrancë shtetasi H. M., 33 vjeç, banues në Prizren. Gjatë kontrollit fizik të kryer në vijë të dytë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, 33-vjeçarit iu gjetën me vete, 101 gramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa’’, thuhet mes tjerash në njoftim