Mustafa Zeqiri, një 87-vjeçar, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga një aksident trafiku që ndodhi të premten në Kllokot.
Sipas Policisë së Kosovës, i moshuari ishte duke kaluar rrugën kur u godit nga një veturë. Për shkak të lëndimeve të rënda, ai nuk arriti t’i mbijetojë aksidentit.
Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është arrestuar nga autoritetet.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin duke goditur viktimën mashkull kosovar-këmbësor, i cili ishte duke kaluar rrugën. Si pasojë viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar në QE-Gjilan, por për shkak të lëndimeve ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron