Një grua nga Prizreni ka vdekur për shkak të lëndimeve të marra nga goditja me veturë derisa ajo ishte duke kaluar rrugën në vendkalimin e shënuar për këmbësor dje në rrugën “Ekrem Rexha”.
Pas ishte goditur nga vetura, ajo u dërgua në QKUK, por nuk arriti t’i mbijetojë lëndimeve.
Policia tha se vozitësi i automjetit është ndaluar në qendrën e mbajtjes.
“Lëndime të rënda trupore ka pësuar viktima femër kosovare, pasi e njëjta gjersa ishte duke kaluar rrugën në vendkalimin e shënuar për këmbësor, është goditur nga një veturë në lëvizje të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar. E lënduara është dërguar në tretman mjekësor në QKUK, mirëpo si pasojë e lëndimeve kishte ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari – vozitësi i automjetit ndalohet në qendrën e mbajtjes. Rasti në hetime”, tha policia sot në raport./Arbresh.info/
Publikohen pamje të rënda të Liridona Ademajt pas vrasjes – ...
Vazhdon gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, sot merret n...
Adelina Thaçi kujton Cimën në 5-vjetorin e vdekjes: Më mungo...
Marta Kos refuzon propozimin e Vuçiqit dhe Ramës
Rama takon zëvendëskomandantin e KFOR-it, i prezantoi planin...
Rita Ora: Kosovë e Shqipëri, bëjeni historinë