Dhjetëra bujq sot kanë protestuar para zyrave të Ministrisë së Bujqësisë k u kanë kërkuar kompensim për dëmet e shkaktuara nga breshëri i muajit gusht.
Përfaqësuesi i bujqve, Kreshnik Xhafolli thotë se mbi 80% është dëmi që u është shkaktuar kulturave bujqësore nga breshëri, shkruan portali arbresh.info
Ata thonë se e kundërshtojnë kompensimin prej 25 për qind dhe kërkojnë që në afat prej 10 ditëve, Ministria e Bujqësisë të kompensojë 50% të dëmit.
Përndryshe është paralajmëruar që do të vazhdojnë protestat deri në plotësimin e kërkesave./arbresh.info/
Kompenzim të dëmit për bujqit ose vazhdojmë me protesta!
Sot, dhjetëra bujq protestuam para zyrës së Ministrisë…
Posted by Kreshnik Xhafolli on Tuesday, 27 October 2020