Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka pritur në takim Shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Giovanni Pietro Barbano, me bashkëpunëtorë.
Sipas njoftimit për media, Kelmendi dhe Barbano, patën diskutime konstruktive dhe përmbajtjesore lidhur me çështjet e interesit të përbashkët, përfshirë këtu rëndësinë e avancimit të bashkëpunimit të ndërsjellë në proceset institucionale, nevojën për ruajtjen e pavarësisë së pushtetit gjyqësor ku bënë pjesë edhe sistemi prokurorial, si dhe ngritjen e koordinimit në çështjet që kanë të bëjnë me forcimin e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës.
Duke e vlerësuar lartë angazhimin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë në monitorimin e punës së sistemit prokurorial, U.D. Kryeprokurori Kelmendi ka potencuar se EULEX mbetët një nga partnerët me të rëndësishëm të institucionit të Prokurorit të Shtetit./Arbresh.info
Trump tregon se kur do të rihapet Ngushtica e Hormuzit
Moti sot në Kosovë
Shtatë mënyra për të rritur nivelet e energjisë në trup
SHBA e Evropa flasin në Sarajevë për përfaqësuesin ndërkombë...
Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro
Kush u dëbua nga Mali i Zi në Serbi për shkak të rrezikut pë...