Një punëtor i KEDS-it ka humbur jetën pasi është aksidentuar nga një veturë në Podujevë.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi të bërë nga KEDS.
Korporata ka njoftuar se viktima ishte gjatë kryerjes së detyrës në ditën kur është aksidentuar.
Ai kishte pësuar lëndime të rënda trupore, e më pas është dërguar me urgjencë në QKUK.
Përkundër përpjekjeve të mjekëve, nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.
“Ky rast na ka tronditur pamasë, jemi të shokuar. Në këto rrethana të rënda bashkëndjejmë me familjen. Të njëjtën kohë ftojmë organet e rendit dhe drejtësisë tē kryejnë punën e tyre në ndriçimin e plotë të këtij aksidenti”, thuhet në njoftimin e tyre të publikuar në rrjetin social “Facebook”. /arbresh.info/
Ministria e Mbrojtjes mohon testimin e dronit “Skifter 1” në...
“Po i mbush 19 vjeç, aq sa ishte motra ime kur vdiq ...
Rubio: SHBA dëshiron ndryshim regjimi në Kubë
Elijona shkëlqen sonte në ditëlindjen e saj, Benita i bën nj...
Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni së ngrëni tre orë para...
Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shq...